Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen prezantoi sot në Parlamentin Evropian komisionerët e ardhshëm evropianë, 40 për qind e të cilëve janë gra.
Komisionere për Zgjerim në Komisionin e ri Evropian do të jetë sllovenja Marta Kos, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian.
Diplomatja sllovene do të jetë gjithashtu në krye të Rajonin Lindor të BE-së.
Kos do të punojë për të mbështetur Ukrainën, do të vazhdojë të punojë në rindërtimin e atij vendi dhe do të mbështesë vendet kandidate për t’u përgatitur për anëtarësim në BE, deklaroi Von der Leyen në konferencën e kryetarëve të grupeve politike në Parlamentin Evropian.
Marta Kos është një ish-ambasadore sllovene në Gjermani dhe Zvicër.
Ajo e filloi karrierën e saj si gazetare, si dhe ishte drejtoreshë e zyrës për informim të qeverisë dhe zëdhënëse e qeverisë. Kohët e fundit ajo punon si konsulente për kompani dhe organizata ndërkombëtare. /vizionplus.tv