“Nuk jam unë peshku i madh”, Lefter Koka në sallën e gjyqit: Jam i pafajshëm, ju doni të më dënoni sa më shumë

2 hours ago 17

Vizion Plus ka siguruar dëshminë e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka në sallën e gjyqit, pasi SPAK kërkoi që ai të dënohet edhe për shpërdorim detyre.

Koka tha para togave të zeza se ai nuk është “peshku I madh” dhe nuk mund të dënohet për korrupsion.

Lexo edhe :

Related Posts

“Jam i pafajshëm. Ju po kërkoni të më dënoni mua si peshkun e madh, por nuk jam unë peshku i madh. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguajë biletat e udhëtimit Mirel Mërtiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion”, tha ai.

Avokatët e tij tha se biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë se lidhja e kontratës.

“Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës, që janë më të shtrenjta. E keni gabim. Dëgjova prokurorin sot, ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen, apo që të më dënoni sa më shumë mua?”– ka thënë Koka në sallën e gjyqit. /vizionplus.tv

Read Entire Article