Tre ushtarë izraelitë u vranë në luftime në veri të Gazës

2 hours ago 23

Tre ushtarë të tjerë izraelitë u vranë të premten në luftimet në Rripin verior të Gazës, ku ushtria izraelite ka nisur një ofensivë të re tokësore kundër Hamasit që nga fillimi i tetorit.

Ata janë Israel Sagan, 22 vjeç, Ido ben Zvi, 21 vjeç dhe Hillel Obadiah, 22 vjeç.

“Ushtarët, që i përkisnin të njëjtit batalion të Brigadës së Blinduar, ranë në luftime në pjesën veriore të Rripit të Gazës”, njoftoi ushtria izraelite.

Të tre u vranë në të njëjtin incident kur një bombë shpërtheu pranë tankut të tyre. Nga shpërthimi janë plagosur edhe ushtarë të tjerë që po trajtohen, por nuk dihet gjendja e tyre.

Pas këtyre humbjeve, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i operacionit tokësor kundër Hamasit më 27 tetor 2023 është 361./vizionplus.tv

Read Entire Article