Shpërndante drogë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

2 hours ago 20

Një 25-vjeçare me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me drogë.

Karabinierët e San Michele all’Adige në Itali, vunë lëvizje të dyshimta te i riu shqiptar i cili ishte me biçikletë dhe vendosët ta ndalojnë.

Pasi u ndalua, i riu pranoi se kishte drogë. Nga kontrollet atij iu gjetën 60 gram kokainë dhe 1300 euro chash, me gjasë të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

25-vjeçari u arrestua dhe më pas u dërgua në burgun Spini di Gardolo.

Read Entire Article