“Pensioni minimal 30 mijë lekë”, Dashamir Shehi: Rama ofron vetëm thërrime dhe propagandë 

2 hours ago 20

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka folur në lidhje me pensionet.

Ai tha se rreth 300 mijë njerëz që marrin pension minimal janë plotësisht nën kufirin e varfërisë.

Më tej ai shpalosi planin për rritjen e pensioneve dhe rritjen e pensionit minimal në nivelin e 30 mijë lekëve të reja.

“Vitet e fundit, situata e pensionistëve të Shqipërisë dhe sidomos e atyre që marrin pensione minimale, është rënduar shumë për mos të thënë se është bërë dramatike.

Rreth 300 mijë njerëz që përfitojnë këtë nivel pensioni, janë plotësisht nën kufirin e varfërisë! Javën e fundit, Edi Rama dhe qeveria e tij, kanë afruar disa thërrime, pak para dhe shumë propagandë përreth këtij problemi.

LZHK, si forcë serioze e cila nuk bën premtime boshe dhe propagandë, pretendon se tema e pensioneve minimale dhe të vogla, mund të zgjidhet pjesërisht. Ne mund ti afrojmë pensionistëve shqiptarë, mundësi për rritje reale të pensionit minimal, deri në nivelin e 30 mijë lekëvë të reja. Për këtë, duhet që në buxhetin e pensioneve, të bëhet një shtesë rreth 400 milion Euro në vit, para këto të cilat për buxhetin e shtetit shqiptar, janë një shifër e konsiderueshme por që ne, mendojmë se është plotësisht e mundur për tu gjetur.

  1. Me rritjen e rrogave rritet dhe niveli i kontributeve dhe këtu mund të përfitohen rreth 100 milion Euro të ardhura.
  2. Rreth 100 milion të tjera, të vijnë nga përmirësimi i mbledhjeve të detyrimeve fiskale (me nivelin e informalitetit kaq të madh në Shqipëri, mund të mblidhen shumë e më shumë para të tjera. Rreth 100 milion mund të përfitohen nga ulja e ivestimeve ose kontrolli i abuzimeve mbi investime dhe nëse do të jetë e nevojshme, 100 milion të tjera të dalin ose të merren borxh në tregun e brendshëm)

I gjithë ky fond prej 400 milion Euro, të financojë një shportë subvencioni për një periudhë 10 vjeçare për pensionet minimale dhe ato të ulta. Kjo do të bëjë që dhe skema e pensioneve, të mos ndryshojë”, tha Shehi. /vizionplus.tv

Read Entire Article