“Nuk pranojmë vota me kushte politike”, Manja për amnistinë: Do e fusim në Parlament kur të jetë dhe opozita

8 months ago 31

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dhënë detaje në lidhje me ligjin për amnistinë penale, që ende nuk është kaluar për votim në Kuvend.

Manja tha për gazetarët se deputetët që japin votën për këtë ligj, i bëjnë nder Kuvendit dhe Shqipërisë, teksa shtoi se nuk pranohen vota për kushte politike.

Ministri theksoi se të dënuarit nuk janë politikë e nuk ka si të jenë “tonët” dhe “të atyre”.

“Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë deputetët, që japin votën, që 600-700 persona të bashkohen me familjen e tyre. Ne ligjin e amnistisë do e fusim në parlament, kur deputetët e opozitës në jenë në Kuvend. Do të jenë ata që do ta kërkojnë këtë ligj.

Do të doja që ligji të marrë votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Votat me kushte politike nuk do pranohen. Nëse është hataja për opozitën që ulet dënimi për 3 policë në Kukës, të dënuar për shpërdorim detyre, ne tërhiqemi. Të dënuarit nuk janë politikë e nuk ka si të jenë tonët dhe të atyre”, deklaroi Manja. /vizionplus.tv

Read Entire Article