Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka replikuar dhe debatuar me kreun e qevrisë Edi Rama gjatë interpelancës së mbajtur në Kuvend për mbetjet toksike. Por, Bardhi duke hedhur akuza ndaj qeverisë, të cilëne quan “qeveri krimi”, publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregon se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës. Sipas Bardhit drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar nga bandat.
Bardhi: E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes “SI ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.
Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?
Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën
Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.
Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”, tha Bardhi.
Më tej, Bardhi i kërkoi Ramës që të vinte dhe të jepte llogari edhe për këto komunikime në Sky.
Bardhi: O shoku i Mondit po pse u bëre nervoz? Ruaj qetësinë mo burrë. Prit prit se do jesh ti te ajo historia për shumë pak. Jepi përgjigje jepi. Ne mund të jemi edhe me kokën lart, edhe me kokën drejt edhe me kokën poshtë, por nën gjunjë, me krimin e organizuar përpara dhe duke i lëpirë nga mëngjesi në darkë ne nuk jemi zotëri. Ti duhet të vije këtu dhe të jepje llogari për këto dy kode që thashë unë, njëri prej të cilëve i përket eksponentit më të rrezikshmë të krimit të organizuar në Shkodër, që emëron drejtorin e policisë së Shkodrës. Kjo është qeveria jote. Dhe më flet ti mua për deklaratat që kam bërë për konfiktin brenda PD-së. Ti erdhe në 2013 the “Do luftoj krimin”, ja sie lufton krimin. Ky është krimi.
“Na duhet Mondi një dimër vëlla”.
“Po erdhi, po vëlla”, i thotë ai tjetri.
“S’mund ta lëmë në dorë dhe jashtë kontrollit.”
Prandaj të them se kapedani e ka lënë pak pas dore”.
E di Taulanti kush është kapedani, duhet ta dijë dhe ky që është ministër i Brendshëm. Këta jeni ju./vizionplus.tv