Antidroga e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion ku është goditur një grup që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve të forta narkotike.
Agjentët e Antidrogës kishin informacion për këtë aktivitet kriminal dhe prej muajsh kishte nisur përgjimet dhe ndjekjen e këtyre personave.
Të përfshira kanë qënë dhe efektivë të infiltruar ku kanë kryer blerje të stimuluar.
Në total policia ka sekuestruar 1.1 kg kokainë. Sipas burimeve në pranga kanë rënë 3 persona, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti dhe Ervin Rakipi.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./vizionplus.tv