Edhe gjatë protestës së kësaj të enjteje opozita nuk ka ndalur akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe dosjes “5D”, dosje që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.
Pre e akuzave ka qenë edhe SPAK ku Belind Këlliçi u shpreh se Struktura e Posaçme i shërben Partisë Socialiste.
“Në mars të vitit 2017 Erion Veliaj me firmën e tij dhe vulën e kryetarit të bashkisë Tiranë i hapi rrugë koncesionarit 30-vjeçar të inceneratorit të Tiranës i cili deri tani ka kushtuar ka kushtuar 132 milionë Euro. Si mund të quhen krime intelektuale këto kur janë të bazuara në dokumente me firmën dhe vulën e vetë dyshes Rama-Veliaj. Por të shkëputemi për një minutë nga Dumani që për mua vazhdon të jetë kreu i organizatës partnere të drejtësisë në Partinë Socialiste, i SPAK-ut. Si ka mundësi që Gjykata e Apelit të Posaçëm i thotë SPAK-ut që në rast të 5D keni të bëni me një grup të strukturuar Kriminal dhe prokuroria e posaçme nuk bën asgjë”, tha Belind Këlliçi.
Ndërkohë opozita ka paralajmëruar se protesta e radhës do të zhvillohet sërish të enjten e javës së ardhshme.