Reshjet e dendura të shiut prej disa minutash kanë shkaktuar problemet e para për qytetarët e Lezhës.
Raportohet se si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë është hasur vështirësi për qarkullimin e automjeteve, por edhe të këmbësorëve.
Shkak është bërë bllokimi i pusetave dhe kolektoreve pasi prurjet ishin të shumta. Megjithatë, po punohet për zhbllokimin e tyre dhe normalizimin e situatës./vizionplus.tv/