PAMJE/ Shkrumbohet automjeti në aksin Fier-Levan, shpëtojnë mrekullisht drejtuesi dhe pasagjerja

6 days ago 31
Reklamë

Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier-Levan.

Në momentin e shpërthimit në automjetin tip “Benz” ndodheshin drejtuesi dhe një pasagjere. Fatmirësisht, janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse që bën të mundur shuarje e  zjarrit.

Policia punon për zbardhjen e  rrethanave  se si u shkaktua zjarri në automjet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marë flakë gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin Gj. R..

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit./vizionplus.tv

Read Entire Article