Incidente mes fermerëve dhe policisë po ndodhin në këto momente në Bruksel, ku pritet të mblidhen ministrat e Bujqësisë të 27 vendeve të BE-së .
Rreth 300 traktorë janë rreshtuar në qendër të qytetit dhe rruga më qendrore, Rue de la Loi, është bllokuar.
Fermerët ngritën barrikada të bëra me pleh organik. Nga ana tjetër, policia u përpoq më herët të bllokonte kalimin e fermerëve me të paktën tre autobotë, por me traktorët e tyre thyen parmakët dhe iu afruan godinës, ku do të mblidhen ministrat e Bujqësisë.
Ain’t no party like a CAP party 📢🚨#Monday #Brussels pic.twitter.com/unpddWRhGs
— Robert O’M (@ipcress) February 26, 2024