Pas Berishës, Malltezi shkon në SPAK

2 months ago 25

Jamarbër Malltezi është paraqitur në orën 14:00 në SPAK pasi do t’i komunikohet akuza për çështjen Partizani. Para se të hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Malltezi tha për mediet se nuk ka prova për akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe vjehrrit të tij, kreut të PD, Sali Berisha.

“Berisha sot është praktikisht në arrest politik. Nuk ka asnjë provë për akuzat që na janë bërë. Jemi në arrest në dhunim të ligjit. Nesër në SPAK do të vijë edhe kushëriri im Xhimi Begeja. Jemi trashëgimtarë të pronës dhe atë pronë ia kishte vënë syrin Olsi Rama”, tha Malltezi.

Lexo edhe :

Related Posts

Më herët, në orën 12:00 u paraqit në SPAK Sali Berisha. Ai deklaroi se është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen e Partizanit dhe akuza që i komunikoi SPAK nuk kishte ndryshuar. Pra ndaj Berishës rëndon akuza “korrupsion pasiv”, ndërsa do të vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie”./vizionplus.tv

Read Entire Article