SPAK ka zbuluar nga komunikimet në SKY se pjesë e grupit që bashkëpunojnë për ekzekutimin e Durim Bamit është edhe Arian Tuku. Në komunikimet që ka zbardhur SPAK nga aplikacioni SKY, Tuku e siguron Arben Ndokën se do të vrasin Durim Bamin dhe Valter Bamin deri në shtator të vitit 2020 dhe “do t’i shuajnë rracën”,
Ai shprehet se “me kismet zotit, bëjmë pastrim total deri në shtator dhe ua shuajmë rracën” duke iu referuar Durim dhe Valter Bamit. Tuku thotë se duhet që pas Durimit të ekzekutohet dhe Valter Bami pasi “mund të marrë azil diku dhe zhduket”.
Lexo edhe :
Related Posts
Në dosje zbulohet se Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj sigurojnë njerëzit dhe paratë, ndërkohë që Marklen Haka jep informacion për lëvizjet e Durim Bamit. Pas gjurmimit të Durim Bamit, Haka ia jep informacionin Emiljano Shullazit që është në burg.
Shullazi duket shumë i interesuar për të vrarë Durim Bamin dhe kërkon informacion me çdo kusht nga Marklen Haka.
Ndërkohë që i jep Ndokës të dhëna për lëvizjet e Durim Bamit dhe makinat që ai përdor, Shullazi i kërkon atij që të mos flasë me Ervis Martinajn që komunikojnë bashkë.
Disa muaj më vonë, pikërisht në nëntor 2020, ndaj Durim Bamit do të bëhet një atentat, por ai shpëton duke bërë që plani i Ndokës, Martinajt dhe Shullazit të dështojë.
Vlen për t’u theksuar fakti që njerëzit e Marklen Hakës e vëzhgojnë Durim Bamin nëpër Tiranë dhe Dhërmi dhe thonë edhe lokalet dhe vendet ku ai qendron. Madje në disa raste përmenden edhe lokale apo restorante të njohur ku Durim Bami ka qenë dhe për fat të mirë kundërshtarët nuk e kanë qëlluar aty. /vizionplus.tv