Pas surprizës me parashutë, Ditea flet me Albanon për marrëdhënien me babain

4 months ago 23
Reklamë

Ditea teksa po bisedonte me Albanon rrëfeu për herë të parë detaje për marrëdhënien e saj me babain.

Ajo tha se kanë një raport të mirë së bashku dhe babai nuk e thërret asnjëherë në emër.

Siç tregoi ajo, babai i thërret gjithmonë “Teci” dhe vetëm në raste të rralla i drejtohet në emër.

“Nuk më thërret kurrë në emër. Maksimumi kur është ndonjë gjë superformale, ose ndonjë person që nuk e njoh. Por gjithmonë më thërret Teci”, tha Ditea.

Ditën e sotme një parashutë me foton e fermeres dhe familjes së saj ku shkruhej: “Jemi me ty 24/7, të duam Teci jonë” fluturoi mbi shtëpinë e “Ferma VIP”. /vizionplus.tv/

Read Entire Article