Pas vdekjes së preidentit iranian, Ebrahim Raisi, udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khamenei ka shpallur presidentin e përkohshëm të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social “X” lideri suprem shpall president të përkohshëm Mohammad Mokhber.
Udhëheqësi suprem shkruan se Mokhber do të bashkëpunojë me degët e tjera – legjislative dhe gjyqësore për “lehtësimin” e zgjedhjes së një presidenti të ri brenda 50 ditëve të ardhshme.
In accordance with Article 131 of the Constitution, Vice-President Mr. Mokhber will be the head of the Executive Branch & is obliged to cooperate with the heads of the Legislative & Judiciary Branches in facilitating the election of a new president within a maximum of 50 days.
— Khamenei.ir (@khamenei_ir) May 20, 2024
Kush është Mohber
I lindur më 1 shtator 1955, Mohber, ashtu si Raisi, konsiderohet i afërt me liderin suprem Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet e shtetit. Mohber u bë nënkryetar i parë në vitin 2021, kur Raisi u zgjodh president.
Mohbar ishte pjesë e një grupi zyrtarësh iranianë që vizituan Moskën në tetor dhe ranë dakord të furnizonin me raketa tokë-tokë dhe më shumë drone për ushtrinë ruse, thanë burimet për Reuters në atë kohë. Ekipi përfshinte gjithashtu dy zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit dhe një zyrtar nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare.
Mohber më parë drejtoi Setad, një fond investimi i lidhur me liderin suprem.
Në vitin 2010, Bashkimi Evropian përfshiu Mohber në një listë të personave dhe subjekteve që sanksionoi për përfshirje të supozuar në “aktivitete bërthamore ose raketore balistike”.
Dy vjet më vonë, e hoqi atë nga lista. /vizionplus.tv