Pasi e konfirmoi për Vizion Plus, zbardhet letra e dorëheqjes së kryetares së qarkut në Shkodër

9 months ago 33

Kryetarja e qarkut Shkodër, Marina Duhani, e cila vinte nga radhët e PSD ka dhënë ditën e djeshme dorëheqjen.

E kontaktuar nga Vizion Plus, ajo tha se dorëheqjen e ka dhënë për arsye personale.

Lexo edhe :

Related Posts

Kam dhënë dorëheqjen për arsye personale”, tha Marina Duhani.

Ndërkohë që sot është zbardhur edhe letra e dorëheqjes së saj.

Për shkak të angazhimeve të reja profesionale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje duhet të njoftoj se nuk jam në gjendje të vazhdoj në rolin tim si kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër”, thuhet ndër të tjera në letrën e dorëheqjes që Duhani ka paraqitur.

Ajo do të zëvëndësohet në këtë detyrë nga kryetari i grupit socialist të këshilltarëve në këshillin bashkiak, Edmond Ndou, i cili pritet që të enjten ai të marrë detyrën.

Burime për Vizion Plus bënë me dije se këtë pasdreken e të hënës kanë dhënë dorëheqjen edhe 3 drejtorë rajonalë qe vinin nga radhët e PSD në drejtoritë e qarkut Shkodër, duke dhënë sinjale për një krisje të mundshme të koalicionit të PSD-së të Tom Doshit dhe PS-së./vizionplus.tv

Read Entire Article