Humbja e kombëtares 0-1 në “Air Albania” përballë Gjerogjisë, ishte në fokus të “Studio Sport” të moderuar nag Vilma Masha në Vizion Plus.
Për ish-futbollistin Saimir Patushi lojën e humbi trajneri Sylvinho, pasi kishte frikë të luante.
Sipas tij nuk ka asnjë justifikim për mungesat në këtë sfidë, pasi si në fushë ashtu edhe në stol lojtarë cilësorë kishte, por ata thjeshtë nuk u menaxhuan siç duhet nga Silvinjo.
“Nëse ne vuajmë për një numër 9-sh, Broja i vrarë, Cikalleshi iku, Uzuni ka bërë 20 gola të Granada, pse nuk e suporton, po fut Seferin. Nuk është Seferi që bën nëntshin, për mua është thjeshtë keqmenaxhimi i këtyre djemve”, tha Patushi.