Deklarata e kryeministrit Edi Rama se PD do të marrë më pak vota se në vitin 1997 ka shkaktuar zhurmë në kampin opozitar.
Gazetari Bledian Koka në studion e Quo Vadis tha kjo deklaratë është një kambanë alarmi, teksa shtoi se edhe sot, PS po drejton me bandat.
“Zgjedhjet në 1997, u bënë nën sundimin e bandave dhe që po bëhen tani aktive. Pse Rama po e përmend 1997 për 2025-sën. Nëse ne besojmë që jemi në shtet demokratik, ne duhet të presim sondazhet dhe zgjedhjet.
Edhe Enver Hoxha e kishte të sigur pjesëmarrjen dhe ata që do ishin në Parlament.
Kjo është një kambanë alarmi që duhet lexuar nga populli opozitar dhe qytetarët nëse duandemokraci”, tha Koka.
Por kundër gazetarit ka qenë kreu i LZHK-së Dash Shehi, i cili tregoi dhe mënyrën se si opozita mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme të 2025-sës.
“Sado e mbrapshtë është Shqipëria sot, nuk bëhet më si 1997. Ramës i shkon për shtat propaganda se ka pasion edhe artin. Edhe pse kundërshtari mund t ëjetë i dobët, ti si burrë shteti nuk zbret në atë nivel. Opozita nuk ka pse bën më viktimën, por ka për detyrë të ngrejë frymën popullore dhe të mbledhë të gjithë ata që janë opozitarë.
Opozita që është jashtë Rithemelimit, të organizohet e os bëhet copa copa. Nëse dy grupet e opoziutës futen në zgjedhje, i fitojnë. E gjithë kjo opozitë që ka rrjedhur nga PD duhet të organizpohet me platformë dhe program tjetër. Ne si opozitar na bashkon lufta kundër qeverisë dhe Ramës. Por na ndajnë gjëra të tjera, si do shkohet të votohet. Bardhi u bë ortak me Ramën dhe ja mbyllën derën të rinjve dhe i bënë dëm demokracisë. Ajo që tha Rama në Asamble, është vdekja e demokracisë”, tha Shehi./vizionplus.tv