PD më pak mandate se në 97-ën, kaq të bindur jeni? Koçi: PS sjell ndryshimin, kthimi i Berishës simbolizon kthimin pas

2 months ago 30

Deputeti socialist Petro Koçi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS i cili tha se PD do të marrë më pak mandate se në vitin 1997.

I ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Koçi tha se deklarata e Ramës është simbolike, duke shtuar se e vërteta është që opozita është shumë e dobët.

Sipas tij rikthimi i Berishës në rye të PD është simbolikë e kthimit pas në kohë, është edhe njëherë momenti i PS që të çojë përpara vendin.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Duke u ndalur në retorikën e Ramës ai ka thënë që opozita do marrë më pak mandate se 97-të. Zoti Koçi vërtetë mendoni se opozita do të marrë më pak vota, kaq të bindur jeni?

Koçi: Berisha ka shumë bëma, nuk mjafton vetëm 97-ta. Bëhet fjalë për sondazhe, kontakte dhe njohje terreni. Duke llogaritur zhvillimet rezulton se fitorja jonë do të jetë shumë më e thellë se në 2021. Më shumë më pak se 97-ën është simbolike. Ne e pamë dhe në zgjedhjet vendore që PD është një parti politike thuajse e shkrirë. Këtë e ndihmoi vetë PD me zhvillimet e brendshme politike. Në momentin që po diskutojmë simbolizon kthimin brapa. Vetë rikthimi i Berishës apo enturazhi që ka rrotull është kthim brapa. PD simolizon kthim mbrapa. I mbetet PS edhe këtë herë të simboliozojë fuqinë e ndryshimit. /Vizion Plus.tv/

Read Entire Article