Partia Demokratike dhe e gjithë opozita është e vendosur që Reforma Zgjedhore duhet të nisë nga ndryshimi i sistemit elektoral, më saktësisht nga rikthimii sistemit që lejon koalicionin me listë të përbërë.
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi i cili udhëheq Reformën Zgjedhore në emër të opozitës, shpjegon se Partia Demokratike s’po kërkon asnjë garanci më shumë se ato që vetë Edi Rama kishte kur ishte në opozitë.
“Ajo që ne kërkojmë është nje sistem zgjehdor që kthehet, jo thjesht tek 5 qershori i 2020, por tek të njëjtat kushte dhe i njëjti sistem që PS pati në vitin 2013 kur hyri ne zgjedhje dhe fitoi me koalicion me listë të përbërë.”
Bylykbashi ka shpjeguar se pas ndryshimeve që socialistet realizuan në vitin 2020 në mënyrë të njëanshmë, është cënuar barazia e votës duke sjellë si shembull LSI e cila me 108 mije vota mori 4 mandate, ndërkohë që PSD me 30 mije vota mori 3 mandate.
“Të pranosh të lesh sistemin e deformuar do të thotë të pranosh pushtet në tavolinë të Edi Ramës. Ne po kërkojmë që pushteti të përcaktohet nga vota”, theksoi Bylykbashi.
Ndaj sipas Oerd Bylykbashit pa rregulluar sistemin, çdo ndërhyrje tjetër në kuadrin ligjor të zgjedhjeve nuk e zhduk deformimin e vullnetit të votuesve.
“PD dhe opozita është pro votës së emigrantëve për vitin 2025, duke thjeshtuar sistemin, por nëse vota e emigrantëve do të futet në të njëjtin sistem të deformuar, njësoj do të jetë deformimi i kësaj vote; siç deformohet vota e 1.4-1.5 milionë shqiptarëve që jetojnë këtu edhe vota e emigrantëve”, tha ai.
Por pas 3 muaj bisedimesh në tryezën e Reformës Zgjedhore është bërë e qartë, se kryeministri Edi Rama nuk e ndryshon sistemin dhe duket se dështimit i reformës është vulosur.
“Një përzgjedhje selektive e vetëm çështjeve që do Rama nuk është mekanizmi që mund të ketë sukses kjo reformë. A mund të ndryshojë qëndrim Edi Rama? Kjo mbetet për t’u parë”, deklaroi Bylykbashi.
Oerd Bylykbashi ende le nje shteg të hapur për një Reformë Zgjedhore të suksesshme edhe pse sot mundesitë duken të pakta.
Ne vitin 2020 kur opozita kishte djegur mandatet Edi Rama shfrytëzoi votat e deputetëve që plotësuan vendet e lëna bosh nga PD e LSI duke ndryshuar sistemin zgjedhor e duke ndaluar koalicionin ku secila parti kishte të drejtë të garonte me listën e saj të kandidatëve.
Prej atij moment te gjitha kërkesat e PD per Reformën Zgjedhore nisin nga rikthimi i koalicionit; por deri më tani kryeministri e ka bëre të qartë se nuk do të ndryshojë një sistem që i garantoi atij fitoren e mandatit të tretë./vizionplus.tv