Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në një takim punë homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Presidentët rikonfirmuan përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
“Procesi i integrimit evropian është prioritet që na bashkon dhe në këtë rrugë ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, është shprehur presidentja.
Çështjet e sigurisë në rajon dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkomëbtare ishin gjithashtu në fokus të diskutimeve.
Presidenti i Maqedonisë Së Veriut u prit në takim edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti./vizionplus.tv