Pentagoni: Ukrainasit mund të godasin objektivat me armë amerikane kudo në territorin rus

4 months ago 20

Ukraina mund të përdorë armë të furnizuara nga SHBA për të goditur forcat ruse që synojnë trupat ukrainase kudo përgjatë kufirit brenda Rusisë,  jo vetëm në territorin rus pranë rajonit të Kharkiv, njoftoi Pentagoni të enjten.

Muajin e kaluar, presidenti i SHBA Joe Biden autorizoi në heshtje Kievin që të gjuante me armë të furnizuara nga SHBA në objektiva ushtarakë brenda territorit rus.

Por zyrtarët thanë në atë kohë se vendimi i Biden zbatohej vetëm për objektivat brenda Rusisë pranë kufirit me rajonin e Kharkiv në Ukrainën lindore.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Patrick Ryder u tha gazetarëve se megjithëse nuk ka ndryshim të politikës, përdorimi i armëve nga Ukraina kundër trupave ruse nuk kufizohet vetëm në anën ruse pranë Kharkiv.

“Është vetëmbrojtje, kështu që ata duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë,” deklaroi ai.

Komentet e Ryder i bëjnë jehonë deklaratave të bëra në fillim të kësaj jave nga këshilltari i sigurimit kombëtar të Biden.

“Kjo nuk është çështje gjeografie. Është çështje e sensit të përbashkët”, vuri në dukje Jake Sullivan në deklaratat e tij.

“Nëse Rusia po sulmon ose po përgatitet të sulmojë nga territori i saj në Ukrainë, është logjike që të lejohet Ukraina të sulmojë forcat që po e sulmojnë atë nga ana tjetër e kufirit”, vuri në dukje ai.

Sullivan shtoi se Ukraina gjithashtu mund të përdorë sistemet e mbrojtjes ajrore për të hapur zjarr ndaj avionëve rusë që fluturojnë në hapësirën ajrore ruse nëse ata po përgatiten të hapin zjarr brenda hapësirës ajrore të Ukrainës.

Read Entire Article