Flori dhe Valeri do të kenë një përballje me njëri-tjetrin, e cila është quajtur edhe nga ata vetë si një përballje titanësh.
Valeri deklaroi se kjo sfidë është një finale e parakohshme, teksa hodhi edhe dëshirën që nëse humbet njëri, të dalë nga ferma edhe tjetri.
“Flori duhet të flasë më bukur. Në një përleshje titanësh askush nuk është i humbur, por të dy fitues. Kjo është një finale e parakohshme mes nesh. Kushdo që humbet, unë them më mirë dalim të dy, se nuk ka kuptim ferma pa njërin nga ne”, tha Valeri.
Edhe Flori ka pasur të njëjtin mendim, duke thënë se kjo përballje do jetë e fortë dhe ai që do fitojë e ka të sigurt finalen.
Flori madje tha se Valeri është një nga fermerët më të fortë.
“Valerin e vlerësoj shumë.Është një nga konkurrentët më të fortë që unë e kam për ta sfiduar sot. Sot, kushdo që të humbë do tregojmë që jemi gentelman, që pas çdo humbje shkojmë në një fitore më të madhe. Kushdo që humbet sot, ta pranojë dhe ti hapë rrugën tjetrit”, tha Flori.
Opinionisti Kel Demi tha se të dy fermerët kanë futur në përballjen e tyre edhe sedrën.
“Është finale e parakohshme dhe ka gjasa që njëri prej tyre të largohet fare. Ata patën një nxehmje si boksierët. Të dy e respektojnë njëri-tjetrin dhe kushdo që fiton sot është finalist. Përballja është e fortë dhe sfiduese. Kanë futur edhe sedrën në lojë”, tha Kel Demi.
Ndërsa Sonila Meço tha se Flori dhe Valeri janë një domosdoshmëri për njëri-tjetrin.
“Është karakteristike, ku një personazh nxjerr një raport me tjetrin. Valeri i ka shërbyer Florit dhe Flori Valerit. Kush do Florin nuk e do Valerin dhe e kundërta. Kjo tregon që ata kanë qenë të domosdoshëm për njëri-tjetrin”, tha Sonila Meço.
Ndërkohë që Armina Mevlani nuk kishte një mendim se kush do triumfonte. Ajo tha se do të jetë fati ai që do vendosë për ta.
“Mendoj që të dy kanë për të dhënë dhe me njëri-tjetrin funksionojnë shumë mirë aty brenda. Sfida ishte e fortë dhe kërkonte përgatitje paraprake. Për mua është e vështirë të zgjedh një emër dhe mendoj që të dy i kanë shtuar vlerën fermës dhe për mua duhet të shkojnë në finale. Fati është tjetër gjë, le të vendosë fati”, tha Armina Mevlani. /vizionplus.tv