Kledi Tirollari, 29 vjeç ndodhet në burg pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, e cila ishte vajza e njerkës së tij. 12-vjeçarja, pas ngjarjes së rëndë, pranoi se ishte dëshira e saj për të kryer marrëdhënie seksuale dhe se 29-vjeçari nuk e kishte përdhunuar.
Aktivistja Zhaklin Lekatari e ftuar në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj u shpreh se është shokuar nga rasti, pasi tha se as avokati i çështjes as psikologia nuk e kishin pranuar që kemi të bëjmë me abuzim seksual. Sipas Lekatarit situata në rrethe është kritike pasi nuk ka informacion.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërsa avokati Besnik Muçi i pranishëm në panelin e të ftuarve tha se sistemi i drejtësisë në vendin tonë nuk funksionon dhe gjykatat janë në kolaps.
Lekatarai: Jetojmë në një shoqëri që si mjet komunikimi ka dhunën. Është shumë serioze situata. Marrëdhëniet me të mitura dënohen, mua mu desh të dëgjoja avokatin që thoshte ai rast nuk mund të trajtohet si dhunë sepse e mitura ka dhënë konsensus. Psikologia doli nga ai takim dhe tha që ata të dy persona duhen. Kjo është shoqëria jonë në rrethe. Shqipëria nuk është Tirana. Informacioni nuk shkon në rrethe, sepse rrethet janë të zbrazuara, nuk ka edukim, nëpër shkolla nuk kanë biblioteka. Situata në rrethe është kritike.
Muçi: Sot ne diskutojmë drejtësinë, por ne kemi sistem drejtësie jo funksional. E ka pranuar kryetarja e KLGJ që tha është kolaps. Nuk funksionojnë gjykatat. Sot gjykojnë çështje të viteve 2017. Ne nuk kemi sistem drejtësie. Një çështje fillon sot dhe mbaron pas 7 vjetësh. Ndodhi rasti i fundit në Tiranë, ndërroi jetë në Gjykatë.
Lekatari: Ne nuk arrijmë të menaxhojmë emocionet tona si popull. Kjo për shkak të zhvillimit. Duhet të pranojmë që jemi një shoqëri e dhunshme, që e kemi të trashëguar. Evolucioni i një populli është shumë i rëndësishëm./vizionplus.tv