Ka përfunduar për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Ai u paraqit mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme, ku u mbajt seanca e radhës gjyqësore për çështjen “Gërdeci”.
Duke folur për mediat pasi doli nga gjykata, Mediu tha se ai ka zbatuar ligjin dhe bëri thirrje që dëshmitarët të flasin në mbrojtje të së vërtetës.
“Ministri i Mbrojtjes nuk ka bërë asgjë veçse ka zbatuar ligjin dhe detyrën. Shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë e të flasin, në interes të zbardhjes së të vërtetës të dëshmojë për të thënë të vërtetën”, tha Mediu
Seanca e radhës pritet të mbahet në datën 7 shkurt në orën 09:00.