Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me 15 drejtuesit politikë të qarqeve dhe krerët socialistë të Bashkive.
Mësohet se në fokus të diskutimit mes socialistëve kanë qenë emigrantët. Rama ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve dhe krerët e bashkive që në çdo bashki të vendoset një koordinator pune për të evidentuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për secilën njësi administrative.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjithashtu ka kërkuar krijimin e një database të saktë për emigrantët, si dhe të nxiten që të marrin pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Ndër të tjera kryesocialisti Edi Rama, ka kërkuar edhe që të punohet me të gjithë emigrantët në mënyrë që vota e disaporës të shkojë në kutinë e duhur.