Përkujtohet Holokausti në Tiranë, ministri Hasani: Qytetarë dhe diplomatë u angazhuan në shpëtimin e hebrenjve nga nazistët

9 months ago 38

Ministria për Evropën dhe Punët e jashtme i kushtoi një ceremoni të veçantë ditës se përkujtimit të Holokaustit. Në aktiviteti morën pjesë ministri Igli Hasani, ambasadorja e izraelit në Tiranë Galit Peleg, ambasadori gjerman Karl Bergner dhe zyrtarë të tjerë.

Gjatë fjalës së tij ministri Hasani vlerësoi rolin e diplomatëve dhe përpjekjet e popullit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve, teksa nënvizoi se ngjarje të tilla shërbejnë për të edukuar shoqëritë kundër çdo lloj urrejtje e diskriminimi.

“Teksa shfletoja disa dokumente nga arkivat, ajo që del në pah është që këtu bëhet fjalë për veprimet e një shoqërie të tërë. Gjen aty dëshmi diplomatësh të angazhuar për të gjetur mënyra kreative për t’ju dhënë viza udhëtimi për në Shqipëri qytetarëve hebrenj nga e gjithë Evropa. Me të drejtë ndihemi krenarë për këtë traditë mikpritje e për atë çka bënë paraardhësit tanë për të shpëtuar hebrenjtë, koha ku jetojmë e bën të domosdoshme që ne të punojmë për të ardhmen e veçanërisht për edukimin e brezave të rinj”, tha Hasani.

Ambasadorja izraelite në Tiranë, Galit Peleg, vuri nw dukje se populli izraelit do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Shqipërisë për kontributin e tyre nw shpwtimin e hebrenjve.

“E gjithë bota duhet të mësojë për këtë akt simbolik të shqiptarëve…”, u shpreh ambasadori i Izraelit në Tiranë.

Ndërsa ambasadori gjerman në Tiranë Karl Bergner tha se duhet bërë çmos që historia të mos përsëritet.

Gjatë aktivitetit, u ekspozuan dokumente origjinale të Arkivit Qendror të Shtetit dhe arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për përpjekjet e bëra nga diplomatë shqiptarë dhe familje tw tjera të asaj kohe për shpëtimin e hebrenjve. /vizionplus.tv

Read Entire Article