Xhesika Polo ka treguar një ambicie të fortë për të vijuar rrugëtimin e saj në “Ferma VIP” dhe duke iu përkushtuar çdo sfide të dhënë nga Agai.
Babai i saj Artur Polo i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” ka thënë se ai ka qenë gjithmonë suportues për vajzën e tij, në çdo hap që ajo ka hedhur.
Ai ka treguar edhe disa sekrete të vajzës së tij pasi mori ftesën për të qenë pjesë e këtij reality shoë.
Artur Polo tha se ftesa nga Vizion Plus, një televizion kombëtar, nuk është e lehtë, teksa shtoi se për tre muaj rresht Xhesi nisi stërvitjen, lexoi libra për këto formate si dhe ka parë shumë podcaste në Youtube.
“Unë kam qenë suportues për Xhesin gjithmonë. Të të vijë një ftesë nga Vizion Plus nuk është e thjeshtë. Është një nga televizionet kombëtare dhe nuk është ftesë e lehtë. Duhet të mendohesh dhe të thuash kush janë benefitet. Xhesi pasi mori ftesën tuaj ka bërë tre muaj stërvitje, palestër. Ajo nuk ka lënë libra pa lexuar që kanë të bëjnë me reality shoë dhe podcaste në Youtube. Ajo është vajzë e madhe i merr vendimet vet, por unë kam qenë gjithmonë suportues. Xhesi ka dalë që 14 vjeç në skenë e në sfida”, tha babai i Xhesit.
Artur Polo më tej shtoi se vajza e tij nuk ka nevojë për një mashkull në jetën e saj që të bëj karrierë, pasi ka besim tek Xhesi dhe talenti i saj në muzikë.
“Unë kam qenë bodygard i Xhesit gjithë jetën. Jam fansi i parë i saj në këtë jetë. Kemi edhe një rrugëtim familjar në muzikë. Unë kam kënduar, nëna ime, tezja po ashtu dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe që të mos dilte Xhesi. Unë jam baba suportues dhe më pëlqejnë vajzët luftëtare që nuk kanë nevojë të mbajnë një mashkull në krah për të bërë karrierë”, tha Artur Polo./vizionplus.tv