Përndiqte ish bashkëshorten dhe kërcënonte me mesazhe djalin e mitur, arrestohet i riu

4 months ago 32

Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

I riu, sipas uniformave blu, përndiqte ish bashkëshorten e tij dhe i dërgonte mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Vaqarr. Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë./vizionplus.tv

Read Entire Article