Përplasen dy trena në Britaninë e Madhe, një i vdekur dhe 15 të lënduar

3 hours ago 20

Një burrë ka humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur në një përplasje të trenave të pasagjerëve në Uells të Britanisë së Madhe, ndërsa ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Sipas një deklarate të Policisë Britanike të Transportit, aksidenti ka ndodhur dje, të hënën, pak pas orës 19:00 (me orën lokale) pranë një fshati në qendër të Uellsit, teksa trenat lëviznin me shpejtësi të ulët.

“Ne mund të konfirmojmë se një burrë ka vdekur pas incidentit të sotëm”, tha inspektori Andrew Morgan, një oficer i Policisë Britanike të Transportit.

15 persona të tjerë u dërguan në spital pas përplasjes, megjithëse policia tha se plagët e tyre nuk ishin serioze.

Policia e transportit po përpiqet të “kuptojë shkaqet që çuan në këtë përplasje”, tha Morgan. /vizionplus.tv

Read Entire Article