Tedi Blushi hedh akuza të forta: Kishte skenar për eliminimin fizik të Ilir Metës

2 hours ago 17

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ngritur akuza të forta në lidhje me arrestimin e Ilir Metës.

Ai tha që ka pasur një skenar për eliminimin fizik të ish-presidentit, i cili dështoi.

Lexo edhe :

Related Posts

Blushi paralajmëron se të gjithë personat që morën pjesë në dhunimin e Metës do të ndëshkohen.

“Skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të Presidentit Ilir Meta dështoi!

Por skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat!

Dhuna e ushtruar, siç provon qartë kjo video, nuk do të tolerohet dhe kurrë nuk do të amnistohet!

Partia e Lirisë është duke mbledhur informacion për emrat e të gjithëve terroristëve që nga dje e kanë personale me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot.

Me reagimin e sotëm provokues të zarit ordiner të Edi Ramës në krye të Narkoministrisë së Brendshme dhe avokatisë që i bëri skuadriljes terroriste është e qartë se gjithçka ka qenë e urdhëruar nga lart.

Askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist”, shkruan Blushi.

/vizionplus.tv

Read Entire Article