Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Një e moshuar ka humbur jetën ndërsa ndodhej në det.
Sipas njoftimit zyrtar, 70-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak.
“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në det, dhe për pasojë ka humbur jetën, një shtetase ende e paidentifikuar rreth 70 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv