Pjesë e grupit kriminal, ekstradohet nga Kolumbia 25-vjeçari, Admir Tutaj

1 month ago 32

Admir Tutaj është ekstraduar nga Kolumbia, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai akuzohet nga autoritetet shqiptare për veprat penale“Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale.

Lexo edhe :

Related Posts

Në prill të këtij viti, Tutaj tentoi të trafikonte nëpërmjet portit të Durrësit, në Britani të Madhe, 7 pistoleta dhe municion luftarak,   25-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Më datë 10 maj të vitit2023, u kap një arsenal armësh i fshehur në një furgon në portin e Durrësit. Konkretisht, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 7 pistoleta, një sasi të madhe municioni luftarak dhe aksesorë për armë, që dyshohet se do të trafikohej në Britani të Madhe, nga grupi kriminal ku bënte pjesë Admir Tutaj./vizionplus.tv

Read Entire Article