Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Harku i Berdicës” në Shkodër.
I plagosur ka mbetur një 17-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas policisë 17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që janë vënë në ndjekje të autorit i identifikuar si Gent Dushku.
Njoftimi:
Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.