Një 25-vjeçar i dyshuar për plagosje dhe vjedhje është arrestuar nga blutë e Vlorës.
Policia njofton se ai u ndalua fillimisht pas një denoncimi, ku i riu akuzohej se ka vjedhur një shumë parash në një kazino.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së kallëzimit, më datë 12.09.2024, se në ambientet e një kazinoje në Vlorë, disa ditë më parë ishte vjedhur një shumë parash, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 25”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:
Z., 25 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.
Pas verifikimit të pamjeve filmike në ambientet e kazinosë u vu në pranga 25-vjeçari, i cili rezultoi i dyshuar edhe për plagosjen e një 41-vjeçareje, ngjarje e kryer në bashkëpunim.
“Gjithashtu, shtetasi D. Z. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen Xh. Th., 23 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal, më datë 12.09.2024, në ambientet e një lokali, në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasen E. D., 41 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Përgjithshme të Vlorës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv