Gjykata e shkodrës la në burg 38-vjeçarin Lulzim Rakaj, i cili disa ditë më parë plagosi rëndë dy persona në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.
38-vjeçari qëlloi me armë Besmir Çofin dhe Avenir Hasanaj, pasi sipas tij ata i kishin ofenduar dhe dhunuar nipin.
Ai ka deklaruar në polici se nuk dashur t’i plagosë, por qëlloi pasi kishte dyshuar se njëri prej tyre kishte armë.
Pas krimit ai u largua me shpejtësi, por u kap disa orë më vonë në një zonë malore. /vizionplus.tv