Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke.
Ai dyshohet se është autori i goditjes me thikë të 35-vjeçarit. Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në rrugën “Minoos” në zonën e Therisos në Irakleo.
Ai është dorëzuar mëngjesin e ditën së sotme në policinë e Irakleos i shoqëruar nga një avokat.
Ende nuk janë të qarta arsyet pse shqiptari ka sulmuar me thhikë 35-vjeçarin.
35-vjeçari, i cili sipas informacioneve ka një të kaluar të pasur kriminale, ndodhet ende i shtruar në spital. /vizionplus.tv