Gjykata ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” për Lul Rakaj, i akuzuar për plagosjen me armë zjarri të dy personave në Shkodër.
“Më ka rujt Zoti që kam shpëtuar nga ata. Më ka fal Zoti”, ka dëshmuar ai në gjykatë.
Lexo edhe :
Related Posts
Avokati mbrojtës kërkoi “arrest në shtëpi”, por gjyqtari Albert Keraj caktoi “arrest me burg”, masë e kërkuar nga prokurorja, Elsa Gjeni.
Si ndodhi ngjarja?
Lul Rakaj qëlloi 8 herë në drejtim të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanaj duke i lënë të plagosur. Pas ngjarjes në ndihmë të efektivëve të Shkodrës mbërritën forcat speciale RENEA të cilat pas pak orësh arritën të prangosin Lul Rakaj, në afërsi të balkonit panoramik të Tamarës në Malësinë e Madhe. 38 vjeçari tentoi që të çajë rrethimin e RENEA por forcat speciale arritën ta ndalojnë. Në automjet Lul Rakaj kishte edhe bashkëshorten. Arma e zjarrit tip pistoletë nuk është gjetur ende. Lul Rakaj në vitin 2004 ka vrarë Kolë Gjokajn duke u hakmarrë për babain e tij të vrarë nga vëllai i viktimës. /vizionplus.tv