Plagosje me thikë në Tiranë, si ndodhi ngjarja

1 month ago 39

Një plagosje me thikë është regjistruar disa momente në Tiranë.

Policia njofton se i plagosur është një 42-vjeçar, i cili është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, në afërsi të spitaleve, një person i panjohur e ka goditur me thikë në këmbë dhe më pas është larguar.

I plagosuri, siç mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, është shprehur se nuk ka arritur që të shikojë se kush e ka qëlluar me thikë duke e plagosur në këmbë. Sipas tij nuk e ka identifikuar autorin dhe as vendin e ngjarjes, duke shprehur se nuk e mban mend. I plagosuri dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike.

“Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës”, njofton policia.

Policia po punon për identifikimin e autorit./vizionplus.tv

Read Entire Article