Pesë anëtarë të tjerë të grupit kriminal, që u zbuluan nga megaoperacioni i SPAK, janë lënë në qeli nga gjykata e posaçme.
Në burg mbetën Enver Diva, Besian Xhixha, Gjergj Cukali dhe Albert Zaja.
Ndërkaq, në gjykatë po zhvillohet masa për Emiljano Shullazin, pasi ai iu nënshtrua një seance pyetjesh nga prokurorët.
Vizion plus zbardh dosjen me 240 faqe të operacionit, ku u firmosën 50 urdhdër arreste, por u ekzekutuan vetëm 20, 14 në Shqipëri dhe 6 në shtetet e Bashkimit Europian.
Vihet re liria e komunikimit nga qelia e burgut, ku gjendet prej vitit 2016, e Emiliano Shullazit, për të thurur planet e vrasjes se dy vëllezerve Durim dhe Valter Bami.
Nga tabulatet e SKY ECC, Shullazi me ish- deputetin socialist, Arben Ndoka kanë pasur biseda të shpeshta për të arritur këtë qëllim.
Në ndihmë u kanë ardhur edhe 13 anëtarë bandash, që u bënë bashkë për t’i eliminuar të dy. Dosja e prokurorisë ka zbuluar edhe rolet e secilit, ku ish- ligjvënësi socialist dhe Ervis Martinaj ishin financuesit.
“Kam gjetur një grup nga Kosova, që bëjnë punë, janë super. Janë jashtë, por vijnë, unë mendova që t’i fusim te këta. Ata duan vetëm punë, marrin përsipër. Nëse ke merak të ul me to, nëse te duhen për tjetërkund. Duan një shumë të vogël paradhenie sa për shtëpi qera dhe armë. Po u them për të dy, për Durimin e Valterin”, ka thwnw Ndoka.
Ndërkohë, Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur prej gushtit të 2022, e siguron Ndokën se shpenzimet do t’i heqë ai. Për kokën e vëllezerve Bami do paguheshin plot 1 milionë euro.
Ajo që bie në sy është edhe mungesa e besimit që anëtarët e bandave kanë ndaj njëri tjetrit.
SPAK ka zbuluar nga komunikimet në SKY se pjesë e grupit që bashkëpunojnë për ekzekutimin e Durim Bamit është edhe Arian Tuku. Ky i fundit i thotë se vëllezërve nga Nikla deri në shtator të vitit 2020 “do t’u shuante rracën”./Vizionplus.tv/