Policia e Durrësit, në kuadër të planit operacional “Plazh i lirë” ka sekuestruar 52 çadra dhe 106 shezlongë të vënë pa leje gjatë kontrolleve të kryera në 3 plazhe.
Nga kontrollet dhe verfikimet në subjekte të ndryshme në 3 plazhe, u konstatuan dhe u goditën 8 raste të paligjshmërive kundër mjedisit dhe atyre financiare, raste për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit: -A. Gj., pasi kishte vënë 32 shezlongë dhe 16 çadra, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit”;
-E. Sh., 32 vjeç, pasi kishte vënë 48 shezlongë dhe 24 çadra dhe kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;
-F. K., 46 vjeç, pasi kishte vënë 18 shezlongë dhe 8 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;
-F. D., 30 vjeç, pasi kishte vënë 8 shezglonë dhe 4 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;
-F. M., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;
-D. V., 55 vjeç, pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin e Kallmit;
-T. H., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit”.
Policia bën me dije se plani operacional “Plazh i lirë” vijon intensivisht./vizionplus.tv