Tiranë – Një 27-vjeçar është arrestuar nga efektivët e krimit kibernetik të Tiranës pasi shantazhonte një vajzë të mitur 15-vjeçare nëpërmjet rrjeteve sociale.
Pas denoncimit të së miturës, janë dokuemtuar edhe dy raste të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.
Lexo edhe :
Related Posts
Vizion Plus mëson detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë. Gazetari Esido Barkaj raporton se i arrestuari Benard Çullhaj ka deklaruar para hetuesve të krimit kibernetik të Tiranës se “po bentë shaka” për të gjitha mesazhet që u ka dërguar vajzave të mitura, dhe jo vetëm, përmes rrjeteve sociale.
Atij i janë gjetur me dhjetëra komunikime në celularin që tashmë është në duar të hetuesve, si dhe materiale pornografike.
Çullhaj pasi hynte në komunikim me vajzat e mitura, i kërkonte foto. Pasi të miturat i çonin foto të fytyrës, i kërcënonte se do t’i montonte me trupa të tjerë nudo dhe do t’ia shpërndante në internet. Në këto kushte, të miturat i dërgonin foto të vetat nudo.
Burime pranë krimit kibernetik bëjnë me dije se janë administruar dhjetëra biseda me vajza të ndryshme, të cilave ai u ka shkruar fjalë kërcënuese dhe i ka sharë.
Çullhaj gjithashtu ka pretenduar para hetuesve se nuk e dinte që vajzat me të cilat komunikonte ishin të mitura.
/vizionplus.tv