“Po luftoj fort për jetën”, për herë të dytë përballë sëmundjes së rëndë, 17 mijë eurot mblidhen në pak orë për mësuesen Ina Kasimati  

8 months ago 45

Mësuese Ina Kasimati vuan prej vitesh me një sëmundje të rëndë.

Ajo ndodhet në Francë pasi po përballet për të dytën herë me sëmundjen e rëndë, por me sugjerimin e mjekëve ajo do të kthehet në Shqipëri.

Për shkak se sëmundja ka avancuar dhe nuk mund të shkëputet nga aparaturat, asaj i duhet të kthehet në vendlindje me charter mjekësor, udhëtim i cili kushton 17 mijë euro.

Përmes një letre ajo kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi në mënyrë që të kthehet në vendin e saj. 

Bazuar në llogarinë e hapur në gofoundme, shuma është mbledhur brenda pak orësh.

Kujtojmë se dy vite më parë, ishin nxënësit e saj të cilët i bënë thirrje shqiptarëve që të kontribuonin për mësuesen e tyre që të fitonte betejën e dytë me kancerin e gjirit

“Unë jam Ina Kasimati, shumë më njohin si zysha, disa të tjerë si aktiviste, shumë të tjerë, si njeriun që po lufton fort për jetën. Prej dy javësh jam e shtruar në spitalin onkologjik të Strasburgut, Francë, ku po mbahem me tuba e sondë dhe kthimi në Shqipëri nuk mund të bëhet me avion, por vetëm me çarter mjeksor, pasi nuk mund të shkëputem nga aparaturat.

Ky çarter ka një kosto prej 17.000 euorsh(shtatëmbëdhjetë mijë euro).

Tash pas 2 vitesh kam nevojën tuaj, miqtë e mikeshat e mia, të njohur e të panjohur. Sëmundja e përbindshme në mua ka përparuar, aq sa metastazat kanë bërë dëmtimet e tyre. Besimi im më i fortë gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë tek Zoti, dhe tek ju miqtë e mi, të njohur e të panjohur, të cilët para dy vitesh më dhatë mundësinë të kisha shpresë e të luftoja më shumë.

Kërkoj të kthehem në Atdhe, në Vlorën time, dhe kjo dëshirë e imja, u përkrah edhe nga mjeket, të cilët më deklaruan se ilaçi më i mirë për mua është familja ime. Mendja , shpirti im janë optimistë , sepse unë dua të jetoj , unë e dua jetën!

Unë kam besim tek fuqia e solidaritetit tuaj ,që së bashku me birin tim, Amantin, i cili ka qenë forca ime më e madhe e çdo ditë, të vijmë në Shqipëri të sigurt. Dhe ky kthim duhet të bëhet brenda 10 ditëve. Prandaj ju kërkoj me përulje , mirënjohje edhe njëherë të më ndihmoni të vij në Shqipërinë time. Zoti ju bekoftë!”, shkruan ajo.

Top Channel

Read Entire Article