“Po punojmë për një marrëveshje”, Blinken flet për luftën në Gaza! Rama: Nuk duhet të kërcënohemi nga një hartë e Rusisë… në rajon kemi shumë harta

8 months ago 23

Kryeministri Edi Rama në një konferencë në Tiranë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, u pyetën për mbështetjen e SHBA-së për të ndaluar armiqësitë, si lufta në Izrael dhe Ukrainë dhe mbështetjen e NATO-s.

Sekretari Blinken: Kjo nuk është një aftësi aktive por është diçka potenciale që jemi duke e marrë seriozisht, qëndroni në gatishmëri për të dëgjuar më shumë, po diskutojmë edhe me aleatët. Fokusi i presidentit është siguria e SHBA dhe e popullit, kjo është fokusi. Për pengjet, ne kemi dhënë një propozim që të punojmë me Izraelin, ia kemi dorëzuar, është në përgjigje të Hamasit. Ne besojmë që ofron mundësinë drejt një marrëveshjeje, jemi në proces duke punuar me Katarin dhe Egjiptin, me qëllimin që të arrijmë një dakordësi, por ka disa çështje shumë shumë të vështira. Do të bëjmë të pamundurën për të arritur një marrëveshje, si në marrëveshjen e parë kur u liruan disa pengje. Jemi të fokusuar dhe besoj se është e munduar.

Kryeministri Rama: Dua të përfitoj për t’ju ftuar përmes televizionit tuaj që të ndani një hartë dhe edhe për të parë arsyetimin e e legjitimit të sulmit kundër Ukrainës, duke shkuar në shekullin e e9. Rusia ishte asokohe në kufirin e Mongolisë, po të kthejmë kohën, duke përdorur historinë për të shkatërruar të ardhmen, është një veprim mjaft i marrë. Në këtë situatë Ukrainë nuk do të mund të mbijetonte pa SHBA dhe aletatët e tjerë, që nuk janë në prirur të hynë në luftë por duhet të mbrojnë Ukrainën, për të mbrojtur botën në të cilën jetojnë. Politika amerikane nuk është në maksimumin e vet, por kam pasur privilegjin të jem kryeministër i Shqipërisë në NATO-s, në kohën kur ishte edhe presidenti, nuk pash ndonjë dobësim të NATO-s. Çdo vend vazhdoi të hidhte më shumë para dhe të bënte përpjekje për të rritur buxhetin e NATO-s. Zgjedhjet janë zgjedhje, por SHBA janë diçka më shumë se kaq. Atë që e bën unike SHBA është se SHBA nuk munden dhe kurrë nuk do tu largohen parimeve e vlerave që duhen mbrojtur me çdo çmim, për të mbrojtur të drejtën e ukrainavse për të jetuar, pa kërcënimin për t’u fshirë nga harta bazuar në shekullin e 9 apo të çfarëdo lloj harte. Na duhet të shohim nga e ardhmja, nuk mendoj që NATO do të dobësohet.

Top Channel

Read Entire Article