“Po të më dëgjoje në stand up…”, Albano i tregon Diteas për projektin e tij

5 months ago 22

Albano Bogdo në një bisedë me Ditean ka folur më shumë rreth projekteve të tij jashtë fermës.

Ai u shpreh se në stand up që bën përfshinë shumë veten e tij, si dhe fton në skenë edhe publik, ku bën bashkëbisedim.

“Ti po të ishe bërë njëherë kurioze, të vije bashkë me Sarën të dëgjoje një stand up do kuptoje ça ndodhi me mua. Po të më dëgjoje, do qeshje me lot njëherë, për këtë të garantoj me jetë. Nuk mbaj mend të ketë ardhur një njeri dhe të ketë ikur kështu, më thonë aman rri  dhe 1 orë kur mbaroj.Ka dhe kështu që më japin lek, i them nuk mundem më. Do kishe kuptuar shumë gjëra për mua në mënyrën si i bëj stand up. Unë flas shumë për veten kur bëj stund up dhe e lidh me veten gjithmonë. E bëj interaktiv me gjithë njerëzit e tjerë. Marr njerëz në skenë dhe iu bëj pyetje, e bëj si bashkëbisedim. Për shembull, të ftoj ty në skenë dhe bëj bashkëbisedim pa të njohur fare, ti je person anonim”, thotë Albano. /vizionplus.tv

Read Entire Article