“Po ulet numri i kontributorëve, po rritet numri i pensionistëve”, Senja: Të rishikohet skema, duhet një formë e re

7 months ago 18
Reklamë

Drejtori i webit të Vizion Plus, Emirjon Senja, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, u shpreh se ka ardhur koha të rishikohet skema e pensioneve.

Sipas Senjës sot ndodhemi përballë një fakti ku po rritet numri i pensionistëve dhe po ulet numri i kontribuuesve.

Prandaj për drejtuesin e webit të Vizion Plus, është e nevojshme që të shihet përtej skemës aktuale, pasi kjo skemë nuk mban më.

Janë 700 persona që marrin pensione deri tani. Janë më pak se 1.1 kontribuues për pensionist. Nga njëra anë largohen ata që duhet të kontribuojnë, nga ana tjetër shtohen ata që marrin pension. Kemi 15 vjet që themi do japim shërbimet online, ndërkohë rritet numri i të punësuarve në administratën publike. Ka disa nisma, nuk quhet si reformë. Psh, rritja e detyrimeve për këta që duhet të paguajnë që sapo janë futur në skemën e tatimeve, kjo është mundësi për të subvencionuar skemën e pensioneve. Skema nuk e mban veten vetë, prandaj duhet gjetur një formë. Skema e dytë është përmes skemave private të pensioneve. Para disa vitesh kompanitë ishin të interesuara, por pasi nisi sigurimi i detyrueshëm i pronave, këta e lanë mënjanë të parën. Nuk është detyrë e ISKSH-së për të siguruar të ardhura”, deklaroi Senja.

Read Entire Article