Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka dhënë informacion zyratr pas shtrimit të poetit të njohur Agim Doçi në ambientet e këtij spitali.
Më herët familjarët konfirmuan për Vizion Plus se poeti Doçi ishte shtruar në spital.
Lexo edhe :
Related Posts
Në reagimin e QSUT thuhet se menjëherë janë kryer ekzaminimet përkatëse dhe poeti i cili ka pësuar ishemi pontine ndodhet në gjendje të rëndë.
Reagimi i QSUT
Agim Doci u hospitalizua në orët e para të mëngjesit në Shërbimin Neurovaskular, ku shfaqi në mënyrë të menjëhershme çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit!
Doci u referua nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur aksidenti vaskular cerebral!
Në QSUT u ekzaminua menjëherë me skaner/angioskaner dhe rezonancë koke.
Nga ekzaminimi u evidentua një ishemi pontine dhe cerebrale e djathtë.
Pacienti është në monitorim të vazhdueshëm në Qendrën Stroke, dhe prej orëve të para të mëngjesit ekipi i mjekëve dhe Prof. Alma Cani, drejtoreshë e QSUT po ndjekin ecurinë e pacientit i cili momemtalisht ndodhet në gjendje kritike për jetën./vizionplus.tv