“Politika transmeton shembuj negativë”, Xhixho: Ka faje të mëdha te dhuna.

10 months ago 26

Deputetja Erisa Xhixho mendon se politika transemton shembuj negativë dhe ka përgjegjësi të madhe në adresimin e dhunës. E ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj, Xhixho tha se politika ka popullaritet të madh dhe kjo ndikon në përcjelljen e shembujve të këqij edhe nëpër shkolla dhe institucione.

Xhixho: Politika ka faje të mëdha te dhuna. Nuk e adreson, i duket periferike. Këto janë çështje që duhet të kishin prioritet mbi prioritetet. Politika duhet të investojë në edukim, politika soiale, ndërgjegjësim, etj,.

Pranvera Borakaj: Gjuha në Parlament tregon shumë për shoqërinë që ne jemi…

Xhixho: Absolutisht, sepse ti do ta gjesh këtë model nëpër shkolla, institucione. Është një luftë e përditshme dhe politika ka përgjegjësitë e saj. Mendoj që nuk jemi pa shpresë, mendoj se kemi kapacitete dhe mundësi për të bërë diçka më të mirë nesër. Duhet të bashkëpunojmë, kjo nuk është sfidë e një media apo një indivii. Presioni social është shumë i rëndësishëm dhe politika këtu është e ndjeshme.

/vizionplus.tv

Read Entire Article