Portugalia ka marrë tri pikët e radhës në Europian, me një fitore bindëse ndaj Turqisë.
Goli i parë u shënua nga Bernardo Silva në minutën e e 21-të, teksa i dyti ishte një autogol i Akaydin.
Ndërkohë, Bruno Fernandes mendoi për të mbyllur ndeshjen dhe me një asist të Ronaldos para portës, ylli i Manchester United nuk gaboi dhe shënoi të tretin.
Ndeshja është e vlefshme për grupin F, për të cilin më herët u luajt Gjeorgji-Çeki, që përfundoi në barazim 1-1. /vizionplus.tv